Trajnimi ISO 9001

Tema e trajnimitQëllimiKohëzgjatja
Auditimi i brendshëmKa për qëllim ti njoftoj kursistët me filozofinë, parimet dhe kërkesat e sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas ISO 9001:2015 dhe si ato të zbatohen në praktikë. Qëllimi i kursit është aftësimi i pjesëmarrësve për organizimin dhe zbatimin e auditimit.3 ditë
Auditimi në praktikëQëllimi i këtij kursi është që përvetësohet auditimi i çdo pike të standardit ISO 9001 në përmjet të situatës reale. Pjesëmarrësit në këtë kurs përveç pjesës teorike do të ushtrojnë intensivisht edhe zbatimin praktik. 3 ditë
Auditimi i jashtëmQëllimi i kursit është që Pjesëmarrësit të pajisen me përvojë teorike dhe praktike në auditimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe organizimin dhe zbatimin e pavarur të auditimit. Kursi është dedikuar pjesëmarrësve të cilët dëshirojnë të thellojnë dijen dhe të marrin certifikatën e regjistruar në IRCA si Auditor të jashtëm të sistemit të menaxhimit të cilësisë. 5 ditë
Objektivat e cilësisë-definimi i objektivaveMenaxhimi i cilësisë sipas ISO 9001 kërkon identifikimin, vendosjen e drejtë t objektivave dhe matjen e tyre si një faktor kyç për zhvillimin, zbatimin dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Qëllimi i kursit është që ti aftësoj Pjesëmarrësit me metodat dhe teknikat e vendosjes së cilësisë dhe nëpërmjet tyre të përmirësojnë vazhdimisht sistemin e menaxhimit. 2 ditë
Proceset punuese-Identifikimi, matja dhe optimizimiMatja e efikasitetit të proceseve është një mjet efikas për kontrollin dhe menaxhimin e proceseve punuese. Vendosja, njohja e sistemit dhe ndërveprimit të proceseve dhe efektit të tyre në arritjen e objektivave është qëllim i këtij kursi.2 ditë
Veprimet korrigjuese dhe parandalueseQëllim i kursit është prezantimi i kërkesave lidhur me jokonformitetet, veprimet korrigjuese dhe parandaluese dhe shfrytëzimin e tyre si mjet për zhvillim dhe përmirësim të vazhdueshëm të të gjitha proceseve punuese në organizatë.2 ditë
Menaxhimi i projekteveNjohja e pjesëmarrësve me kapitujt, konceptin dhe kërkesat e menaxhimit të projektit. Pjesëmarrësit pajisen me përvojë teorike dhe praktike për përgatitjen, planifikimin, zbatimin, vlerësimin dhe analizën e suksesit të projektit. Aftësimi i pjesëmarrësve për aplikim efikas të teknikave dhe mjeteve të cilat mundësojnë menaxhimin e suksesshëm të projektit. 2 ditë