ÇKA ËSHTË ISO 50001

ISO 50001 është standard për Sistemin e Menaxhimit të Energjisë(SME).

Qëllimi kryesor i këtij standardi është mbështetja organizatave të ndryshme që të vendosin sistemin dhe procedurat e nevojshme për përmirësimin e efiçencës së energjisë. Menaxhimi sistematik i energjisë do duhej të rezultonte me zvogëlimin e shpenzimeve dhe emisionin e gazrave serrë. Ky standard vendosë kërkesat për sistemin e menaxhimit të energjisë në mënyrë që ti mundësohet organizatës që të zhvilloj politikat dhe objektivat që marrin në konsideratë kërkesat ligjore dhe informacionet e rëndësishme lidhur me energjinë.  

Zbatimi i ISO 50001 do të vendosë përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve që sjellin deri te shfrytëzimi më efiçent i energjisë. Kjo do të shtyjë organizatat në zbatimin e planit të monitorimit të energjisë si dhe në analizat energjetike. ISO 50001 nuk vendosë objektiva strikte të shfrytëzimit të energjisë por thjeshtë ju pajis me masa të nevojshme  që  të keni  në dispozicion proces kredibil dhe efikas të menaxhimit të energjisë për ti arritur objektivat tuaja. Ju i vendosni objektivat në harmoni me kërkesat dhe vizionin tuaj. 

Kohëve të fundit janë aprovuar shume programe qeveritare mbështesin dhe inkurajojnë organizatat e ndryshme në arritjen e objektivave energjetike dhe plotësimin e kërkesave ligjore për ruajtje të energjisë. Prandaj, ISO 50001 është standard i pranuar ndërkombëtarisht që ju të arrini kërkesat dhe të dëshmoni menaxhimin në mënyrë efiçente të energjisë së shfrytëzuar.  

ISO 50001 plotëson dhe është në përputhje me standardin ISO 9001 për menaxhim të cilësisë dhe me standardin ISO 14001 për menaxhim të mjedisit.

KUSH MUND TË PËRFITOJË DHE TË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 9001?

Çdo organizatë pa marrë parasysh madhësinë që shfrytëzon energjinë mund të përfitojë nga implementimi i sistemit të menaxhimit të energjisë sipas ISO 50001. Përfituesit direkt janë: Ndërmarrjet prodhuese, Ndërmarrjet përpunuese e ushqimit, Institucionet publike (Shkollat, Fakultetet, Spitalet, Bibliotekat, Aeroportet, Ndërtesat qeveritare), Veprimtaritë shërbyese (Hapësirat administrative, hapësirat punuese, hapësirat deponuese etj.). 

CILAT JANË PËRFITIMET, NËSE VENDOSNI KËTË STANDARD?

Menaxhimi i energjisë është një nga masat më efektive që një biznes mund të ndërmarrë për të reduktuar kostot operacionale, përmirësoj konkurrueshmërinë dhe të demonstroj para të gjithë palëve se operon në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.

Disa nga përfitimet nëse e vendosni këtë standard janë dhënë në vijim: 

  • Kursen parat dhe redukton koston
    Redukton koston e energjisë nëpërmjet qasjes së strukturuar të identifikimit, matjes dhe menaxhimit të energjisë së shpenzuar. 
  • Përmirëson vazhdimisht  vit pas viti shfrytëzimin e energjisë  dhe performancën e biznesit
    Arritja e produktivitetit më të madh nëpërmjet aplikimit të zgjidhjeve teknike dhe ndikimit në ndryshimin e sjelljeve dhe vetëdijes për reduktimin e shpenzimeve të energjisë. 
  • Përputhshmëria me legjislacionin në fuqi  dhe zbatimi i këtyre ligjeve
    Përmbushja e kërkesave të tashme dhe të ardhme ligjore për reduktimin e emisionit të gazrave në vlera të pranueshme. 
  • Reduktimi i emisionit të Gazrave serrë
    Arritja e obligimeve dhe objektivave tani dhe në të ardhmen.
  • Rritë reputacionin e biznesit tuaj dhe përfitimin e klientëve të rinj.

ÇKA JU OFROJMË NE LIDHUR ME STANDARDIN ISO 50001?

QualityPro është një nga kompanitë  konsulente prijëse në vend në fushën e  standardeve ndërkombëtare (ISO) të sistemeve të menaxhimit. Sa i përket standardit ISO 50001  QualityPro ju ofron këto shërbime:

  • konsulencë(ngritje dhe zbatim të standardit), 
  • trajnim, 
  • auditim të brendshëm, 
  • auditim para certifikues dhe 
  • mbështetje në procesin e certifikimit. 

QualityPro Consulting,e ka të zhvilluar metodologjinë e cila garanton sukses të plotë të zbatimit dhe njohjes së standardit, kursim të kohës,  dhe kosto të volitshme të implementimit.

Në mënyrë që ju të bindeni në përfitimet që ju sjellë ky standard, ne ju ofrojmë një prezantim të shkurtër në kompaninë tuaj kur ju ta shihni të nevojshme dhe të arsyeshme. Me anë të këtij prezantimi, ju do të njoftoheni me kërkesat themelore të standardit që ju intereson, mënyrën se si ky standard do të zbatohet konkretisht në kompaninë tuaj dhe cilat do të jenë përfitimet nga ky zbatim. Prezantimi bëhet nga konsulentët tanë pa kurrfarë kompensimi apo obligimi nga ana juaj. 

Është koha e duhur që edhe ju të rreshtoheni krah më të mirit në industrinë tuaj.