ÇKA ËSHTË STANDARDI ISO 9001:2015?

ISO 9001 është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimi të Cilësisë (SMC).

ISO 9001 është një standard bazik për ngritjen e një  sistemi të menaxhimit me anë të të cilit orientojmë organizatën në realizimin e objektivave të vendosura në aspektin e ofrimit të produkteve/shërbimeve cilësore dhe rritjen e performancës së brendshme. Sistemi i menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001:2015, është koncept i ri i menaxhimit të organizatës i bazuar në grupin e standardeve ndërkombëtare. Është bërë standard botëror, për organizimin e punës, të cilën e kanë pranuar mbi 170 shtete të botës. Në këtë standard janë vendosur kërkesat të cilat çdo organizatë në punën e saj duhet ti plotësojë. Në ekonominë moderne, certifikimi me ISO 9001 është kusht minimal për lidhjen e partneritetit, bashkëpunimit dhe kontraktimit të punëve.  

Standardi ISO 9001:2015 i menaxhimit bazohet në përmbushjen e grupit të kërkesave pasuese:

  • Kërkesat e përgjithshme të sistemit të menaxhimit së cilësisë dhe dokumentacionit të nevojshëm,
  • Përgjegjësinë e menaxhmentit të kompanisë,
  • Menaxhimi me resurset materiale dhe njerëzore, 
  • Procesi i prodhimit gjegjësisht ofrimit të shërbimit, 
  • Matjet, analizat dhe përmirësimi.

“Ky është sistem ku saktë dihet KUSH, ÇKA, KUR dhe SI PUNOHET.” 

KUSH MUND TË ZBATOJ DHE TË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 9001?

Standardin ISO 9001:2015, mund ta zbatojnë të gjitha organizatat pa marrë parasysh madhësinë e saj dhe pa marrë parasysh llojin e veprimtarisë, e që mund të përfshijë:

Prodhimi, Shërbimet e ndryshme, Energjia, Përpunimi i ushqimit, Qeveri qendrore dhe lokale, Turizëm, Përpunim, Transport, Telekomunikim, Bujqësi, Edukim, Tregti etj.

CILAT JANË PËRFITIMET, NËSE VENDOSNI KËTË STANDARD?

Me vendosjen e këtij standardi përfitoni si në aspektin e brendshëm poashtu edhe atë të jashtëm me ç’rast përfiton kompania, klientët, furnitorët, partnerët dhe shoqëria në përgjithësi.

Përfitimet e jashtme:

  • Rritja e besimit në produktin/shërbimin tuaj nga ana e klientit, 
  • Rritja e mundësisë për kontraktim të punëve të reja dhe eksportimin e produktit tuaj,
  • Rritje e imazhit të kompanisë tuaj dhe njohje ndërkombëtare për cilësinë e shërbimeve/produkteve të ofruara,
  • Identifikimi dhe trajtimi korrekt i ankesave të klientëve, 
  • Kursimi në kohë dhe para  të klientëve.

Përfitimet e brendshme:

  • Zvogëlon i produktet jokonforme dhe shpenzimet për ripunimin/riparimin e tyre, 
  • Rritë e profitin dhe kursimin,
  • Ndihmon në zvogëlimin e kostos së procesit të prodhimit,
  • Ndihmon në shkurtimin e kohës së realizimit të produktit/shërbimit,
  • Siguron që produkti/shërbim i ofruar të ketë gjithmonë të njëjtën cilësi,
  • Identifikon gabimet brenda, në vend se ato të identifikohen në terren apo nga klienti,
  • Vendimmarrje e bazuar në analizën e të dhënave jo “ad-hock”,
  • Avancon performancën e kompanisë nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve organizative,
  • Përmirëson komunikimin e brendshëm,
  • Orientim më i lehtë për punonjësve të rinj,
  • Unifikon zbatimin e aktiviteteve të përditshme të kompanisë,
  • Ngritë aftësinë për rishikim, analizim dhe përmirësim të proceseve, 
  • Rritë  kënaqësinë dhe motivimin e stafit të kompanisë,
  • Vendosë e sistem të qartë të përgjegjësisë (kush, çka, kur, etj.),
  • Vendosë sistemin parandalues (çka nëse).

ÇKA JU OFROJMË NE LIDHUR ME STANDARDET ISO 9001?

QualityPro është një nga kompanitë  konsulente prijëse në vend në fushën e  standardeve ndërkombëtare (ISO) të sistemeve të menaxhimit. Sa i përket standardit ISO 9001  QualityPro ju ofron këto shërbime:

  • konsulencë(ngritje dhe zbatim të standardit), 
  • trajnim, 
  • auditim të brendshëm, 
  • auditim paracertifikues dhe 
  • mbështetje në procesin e certifikimit. 

QualityPro Consulting,e ka të zhvilluar metodologjinë e cila garanton sukses të plotë të zbatimit dhe njohjes së standardit, kursim të kohës,  dhe kosto  të volitshme të implementimit.

Në mënyrë që ju të bindeni në përfitimet që ju sjellë ky standard, ne ju ofrojmë një prezantim të shkurtër në kompaninë tuaj kur ju ta shihni të nevojshme dhe të arsyeshme. Me anë të këtij prezantimi, ju do të njoftoheni me kërkesat themelore të standardit që ju intereson, mënyrën se si ky standard do të zbatohet konkretisht në kompaninë tuaj dhe cilat do të jenë përfitimet nga ky zbatim. Prezantimi bëhet nga konsulentët tanë pa kurrfarë kompensimi apo obligimi nga ana juaj. 

Është koha e duhur që edhe ju të rreshtoheni krah më të mirit në industrinë tuaj.