Cka është GDP?

Certifikimi për Praktikat e Mira të Shpërndarjes (GDP) për Farmaceutikë demonstron përkushtimin tuaj ndaj praktikave të mira të shpërndarjes dhe cilësisë në çdo aspekt të shërbimit tuaj. GDP është një sistem cilësor për magazinat dhe qendrat e shpërndarjes të dedikuara për barnat. Rregulloret e pranuara ndërkombëtarisht të GDP-së farmaceutike përcaktojnë që distributorët e produkteve farmaceutike duhet të harmonizojnë operacionet e tyre me standardet. Skema siguron që sistemet e qëndrueshme të menaxhimit të cilësisë janë të vendosura në të gjithë zinxhirin tuaj të furnizimit, nga dorëzimi i hershëm i lëndëve të para në fabrikat e prodhimit, deri te dërgesa përfundimtare e barnave të gatshme te përdoruesi përfundimtar. Një vlerësim i pavarur i përputhshmërisë me kërkesat ndërkombëtare të GDP-së është mënyra më efektive për të vërtetuar se sistemi juaj i menaxhimit të cilësisë përputhet me udhëzimet e GDP-së.