ÇKA ËSHTË ISO 14001

ISO 14001 është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit (SMM).

Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit sipas  ISO 14001 është një mjet menaxhues i cili i mundëson organizatës që të: 

  • Identifikojë dhe kontrollojë ndikimin në mjedis të shkaktuar nga aktivitetet, produktet dhe shërbimet që organizata ofron, 
  • Përmirësojë performancën mjedisore vazhdimisht 
  • Të aplikoj qasje sistematike në vendosjen objektivave mjedisore dhe arritjen e tyre  dhe me qëllim të demonstrimit se ato janë arritur
  • Siguron organizatën është duke vepruar konform kërkesave ligjore në fuqi.

ISO 14001 është ndërtuar mbi tri parime fondamentale: parandalimi i ndotjes, përputhshmëria me legjislacionin, përmirësim i vazhdueshëm i sistemit të menaxhimit të mjedisit. 

ISO 14001 të përdoret si mjet i cili fokuson aspektet tuaja të mjedisit apo mënyrën se si aktivitetet tuaja, produktet apo shërbimet e ofruara bashkëveprojnë me mjedisin (emisioni në ajër, tokë dhe ujë). Organizatat duhet të vendosë objektivat mjedisore, të përshkruajnë se çka, kush, kur dhe si i kryen aktivitetet e tyre lidhur me mjedisin, të ju përmbahen procedurave të aprovuara dhe të regjistrojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që të dëshmojnë plotësimin e kërkesave dhe përmirësimin. 

ISO 14001 është e dizajnuar ashtu që është në përputhshmëri me standardet tjera të sistemit të menaxhimit siç janë ISO 9001(cilësi), ISO 45001(siguri në punë), ISO 17025(cilësi e laboratorëve), ISO 22000 (siguri ushqimore) dhe standardeve tjera ISO. Këto mund të integrohen në mënyrë të papengueshme nëpërmjet qasjes së krijimit të një Sistemi të Integruar të Menaxhimit. Këto standarde ofrojnë shumë parime prandaj përcaktimi për krijimin e një sistemi të integruar paraqet një mjet të shkëlqyeshëm për kursim të parave, mënyrë më të lehtë të zbatimit, menaxhimit dhe përmirësimit të shumë standardeve në të njëjtën kohë.  

KUSH MUND TË ZBATOJ DHE TË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 14001?

Standardin ISO 14001, mund ta zbatojnë të gjitha organizatat pa marrë parasysh madhësinë e saj dhe pa marrë parasysh llojin e veprimtarisë, e që mund të përfshijë sektorin e:

Prodhimit, Energjisë, Xehetarisë, Ndërmarrjet publike në kuadër të komunës dhe qeverisë qendrore, Shërbimet e ndryshme, Përpunimi i ushqimit, Industria ndërtimore, Turizmi, Përpunim, Transport, Bujqësi, Tregti etj.

CILAT JANË PËRFITIMET NËSE E VENDOSNI STANDARDIN ISO 14001?

Qasja sistematike sipas ISO 14001 kërkon nga organizata që të trajtojë të gjitha fushat ku aktivitetet e saj kanë ndikim. Kjo mund të udhëheqë organizatën në përfitimet vijuese: 

  • Reduktojë koston e menaxhimit të mbeturinave,
  • Zvogëlimin e shpenzimeve për energji dhe material 
  • Kosto më vogël në distribuim 
  • Zvogëlon rrezikun e mospërputhjes me legjislacionin dhe eviton dënimet 
  • Zvogëlon gjasat për incidente mjedisore
  • Përmirësojë imazhin e organizatës karshi autoriteteve rregullative, klientëve dhe shoqërisë ë përgjithësi
  • Siguron kornizën për përmirësim të vazhdueshëm e performancës mjedisore .

ÇKA JU OFROJMË NE LIDHUR ME STANDARDIN ISO 14001?

QualityPro është një nga kompanitë  konsulente prijëse në vend në fushën e  standardeve ndërkombëtare (ISO) të sistemeve të menaxhimit. Sa i përket standardit ISO 14000  QualityPro ju ofron këto shërbime:

  • konsulencë(ngritje dhe zbatim të standardit), 
  • trajnim, 
  • auditim të brendshëm, 
  • auditim paracertifikues dhe 
  • mbështetje në procesin e certifikimit. 

QualityPro Consulting,e ka të zhvilluar metodologjinë e cila garanton sukses të plotë të zbatimit dhe njohjes së standardit, kursim të kohës,  dhe kosto  të volitshme të implementimit.

Në mënyrë që ju të bindeni në përfitimet që ju sjellë ky standard, ne ju ofrojmë një prezantim të shkurtër në kompaninë tuaj kur ju ta shihni të nevojshme dhe të arsyeshme. Me anë të këtij prezantimi, ju do të njoftoheni me kërkesat themelore të standardit që ju intereson, mënyrën se si ky standard do të zbatohet konkretisht në kompaninë tuaj dhe cilat do të jenë përfitimet nga ky zbatim. Prezantimi bëhet nga konsulentët tanë pa kurrfarë kompensimi apo obligimi nga ana juaj. 

Është koha e duhur që edhe ju të rreshtoheni krah më të mirit në industrinë tuaj.