Çka është IFS?

Standardet IFS aktualisht përfshijnë tetë standarde, të cilat ndihmojnë përdoruesit kur zbatojnë dispozitat ligjore në lidhje me sigurinë e ushqimit dhe/ose produktit, dhe çështjet e cilësisë. Një certifikim IFS tregon se kompania e certifikuar ka krijuar një sistem të përshtatshëm për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe/ose produktit, dhe se ka marrë parasysh dhe zbatuar specifikimet e klientit. 

IFS është standard i përfshirë në skemën GFSI (Global Food Safety Initiative), sikurse FSSC 22000 dhe BRC dhe kërkohet kryesisht në Evropën kontinentale. 

Certifikimi është i hapur për prodhuesit e ushqimit, ndërmjetësit, ofruesit e logjistikës, prodhuesit e produkteve shtëpiake dhe higjienike, si dhe shitësit me shumicë dhe pakicë.

CILAT JANË PËRFITIMET NËSE E VENDOSNI IFS?

Standarde të bazuara në rrezik, Planet e veprimit për të përmirësuar performancën; Një sistem uniform i sigurimit të cilësisë; Proceset e optimizuara ; Konkurrueshmëri më e madhe; Përmirësimi i marrëdhënieve me klientët dhe autoritetet, përmirësimi i mundësive të biznesit; Njohje ndërkombëtare; rrjeti global (të dhënat për kërkimin e furnizuesit dhe shitësit me pakicë). Certifikimi i Praktikave të Mira të Prodhimit (GMP) siguron verifikim dhe certifikim të pavarur që praktikat bazë të prodhimit dhe parakushtet e nevojshme për zbatimin e një programi efektiv të sigurisë ushqimore të Pikës Kritike të Kontrollit të Analizës së Rrezikut (HACCP) po ndiqen.