ÇKA ËSHTË ISO 45001?

ISO 45001:2018, është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit të Mbrojtjes së Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.

Ky standard është publikuar në korrik 2007, dhe adreson çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë e të gjithë punëtorëve të përfshirë në aktivitetet e organizatës. Ky standard nuk ka të bëjë me  sigurinë e produktit. 

ISO 45001 siguron kornizë efikase për menaxhimin e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë duke përfshirë përputhshmërinë me legjislacionin i cili aplikohet në aktivitetet e organizatës dhe identifikon rreziqet.

Organizatat që zbatojnë standardin ndërkombëtar ISO 45001 do të kenë një strukturë të qartë me autoritete dhe përgjegjësi të definuara, objektiva të qarta për përmirësim, rezultate të matshme, qasje të struktruruar në vlerësimin e rrezikut. Kjo përfshinë monitorimin e rregullt dhe të dështimeve në sistemin e menaxhimit të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë, auditimin e brendshëm performancës së sistemit dhe rishikimi i politikave dhe objektivave. 

Në tregun konkurrent, klienti juaj kërkon më shumë se sa ofrimi i një çmimi të volitshëm nga furnizuesi. Kompanitë duhet të demonstrojnë që bizneset e tyre menaxhohen me efikasitet dhe përgjegjshmëri në mënyrë që ata të ofrojnë  shërbime të sigurta pa shkaktuar incidente që do të humbnin besimin e klientit. 

ISO 45001  është e dizajnuar ashtu që është në përputhshmëri me standardet tjera të sistemit të menaxhimit siç janë ISO 9001(cilësi), ISO 17025(cilësi e laboratorëve), ISO 22000 (siguri ushqimore) dhe standardeve tjera ISO. Këto mund të integrohen në mënyrë të papengueshme nëpërmjet qasjes së krijimit të një Sistemi të Integruar të Menaxhimit. Këto standarde ofrojnë shumë parime prandaj përcaktimi për krijimin e një sistemi të integruar paraqet një mjet të shkëlqyeshëm për kursim të parave, mënyrë më të lehtë të zbatimit, menaxhimit dhe përmirësimit të shumë standardeve në të njëjtën kohë.  

KUSH MUND TË ZBATOJ DHE TË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 45001?

Standardi aplikohet në të gjitha organizatat pa marrë parasysh madhësinë që dëshirojnë të eliminojnë apo minimizojnë rrezikun që mund ti ekspozohen  punëtorët dhe palët tjera gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre. Kjo mund të përfshijë sektorin e:  

Prodhimit, Energjisë, Xehetarisë, Ndërmarrjet publike, Shërbimeve të ndryshme, Përpunimi i ushqimit, Industria ndërtimore, Përpunim, Transport, Bujqësi, Tregti etj.

CILAT JANË PËRFITIMET NËSE E VENDOSNI STANDARDIN ISO 45001?

Certifikimi sistemit të menaxhimit me ISO 45001 mundëson organizatës tuaj që të dëshmoj se plotëson kërkesat e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë dhe ka këto përfitime:  

  • Rritë kënaqshmërinë e klientit – nëpërmjet ofrimit të produktit i cili plotëson kërkesat e klientit derisa mbron shëndetin dhe pronën e tyre. 
  • Redukton kostot operative – nëpërmjet zvogëlimit të kohës së humbur për shkak të incidenteve dhe sëmundjeve dhe pagesave për shkak të shkeljes së ligjeve në fuqi 
  • Përmirëson marrëdhëniet me të gjitha palët – nëpërmjet të mbrojtjes së stafit, klientëve dhe furnizuesve. 
  • Përmbushja e kërkesave ligjore– në fushën e sigurisë në punë dhe mbrojtjes nga zjarri si dhe presion më i vogël nga shërbimet inspektuese.
  • Përmirëson menaxhimin e rrezikut – nëpërmjet identifikimit të qartë të incidenteve që mund të ndodhin dhe zbatimit të masave kontrolluese  
  • Rritë motivimin e punëtorëve-sepse kjo është dëshmi se organizata ka kujdes sistematik për shëndetin dhe sigurinë e tyre dhe 
  • Përmirëson imazhin dhe pozicionin në treg 

ÇKA JU OFROJMË NE LIDHUR ME STANDARDET ISO 45001?

QualityPro është një nga kompanitë  konsulente prijëse në vend në fushën e  standardeve ndërkombëtare (ISO) të sistemeve të menaxhimit. Sa i përket standardit ISO 45001  QualityPro ju ofron këto shërbime:

  • konsulencë(ngritje dhe zbatim të standardit), 
  • trajnim, 
  • auditim të brendshëm, 
  • auditim paracertifikues dhe 
  • mbështetje në procesin e certifikimit. 

QualityPro Consulting,e ka të zhvilluar metodologjinë e cila garanton sukses të plotë të zbatimit dhe njohjes së standardit, kursim të kohës,  dhe kosto  të volitshme të implementimit.

Në mënyrë që ju të bindeni në përfitimet që ju sjellë ky standard, ne ju ofrojmë një prezantim të shkurtër në kompaninë tuaj kur ju ta shihni të nevojshme dhe të arsyeshme. Me anë të këtij prezantimi, ju do të njoftoheni me kërkesat themelore të standardit që ju intereson, mënyrën se si ky standard do të zbatohet konkretisht në kompaninë tuaj dhe cilat do të jenë përfitimet nga ky zbatim. Prezantimi bëhet nga konsulentët tanë pa kurrfarë kompensimi apo obligimi nga ana juaj. 

Është koha e duhur që edhe ju të rreshtoheni krah më të mirit në industrinë tuaj.