ÇKA ËSHTË STANDARDI ISO 22000?

ISO 22000:2018, është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore(SMSU).

Konsumatorët gjithnjë e më shumë janë të shqetësuar për sigurinë e ushqimit.  Këto zhvillime dhe shqetësime kanë luhatur besimin e konsumatorit në sigurinë e produkteve ushqimore. Qeveritë dhe industritë ushqimore i janë përgjigjur këtyre shqetësimeve në mënyra të ndryshme. Përgjigjet e tyre kanë dhënë një qasje të re për vendosjen dhe zbatimin e një sistemi të menaxhimit të sigurisë së ushqimit.  Zbatimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore është bërë një kërkesë e tregut, kërkesë për hyrje në treg dhe çka është shumë më rëndësi është bërë edhe një kërkesë e obligueshme ligjore. 

Siguria ushqimore lidhet me prezencën në ushqim të rreziqeve që vijnë nga ushqimi në stadin e konsumimit të tij(marrja nga konsumatori).Ndërsa futja e rreziqeve të sigurisë ushqimore në ushqim mund të ndodhë në çdo stad të zinxhirit ushqimor, kontrolli në gjithë zinxhirin ushqimor është thelbësor. Kështu siguria ushqimore sigurohet nëpërmjet përpjekjeve të kombinuara të të gjitha palëve që marrin pjesë në zinxhirin ushqimor.

Standardi ISO 22000 integron parimet e Sistemit te Analizës se Rrezikut dhe Pikave Kritike te Kontrollit (HACCP) si dhe hapat e zbatimit praktik te parashtruara nga Komisioni i Kodeksit Ushqimor(Codex Alimentarius). Nëpërmjet kërkesave të audituara, ai kombinon planin HACCP me Programet e domosdoshme paraprake(PRP-të). Analiza e rrezikut është kyçi për një sistem efektiv të menaxhimit të sigurisë ushqimore, meqë kryerja e analizës së rrezikut ndihmon në organizimin e të gjitha njohurive dhe informacionit që kërkohet për të vendosur një kombinim efektiv të masave të kontrollit. Standardi ISO 22000 kërkon që të identifikohen dhe vlerësohen të gjitha rreziqet që mund të shfaqen në zinxhirin ushqimor, përfshirë rreziqet që mund të lindin nga tipi i procesit.

Qëllimi i zbatimit të kërkesave të ISO 22000 është harmonizimi në nivel global i kërkesave për menaxhimin e sigurisë ushqimore për të gjitha bizneset brenda zinxhirit ushqimor qofshin ato të vogla apo të mëdha. Së fundi zbatimi dhe certifikimi me standardin ISO 22000 garanton sigurinë ushqimore përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor, deri në stadin përfundimtar të konsumimit të produktit ushqimore.

KUSH DUHET TË ZBATOJ STANDARDIN  ISO 22000? 

Të gjitha bizneset e përfshira në zinxhirin ushqimor në një mënyrë duhet të zbatojnë/certifikohen sipas ISO 22000, e ato janë: prodhuesit primar (fermerët, peshkatarët), prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit, shpërndarësit dhe transportuesit në dyqanet e shitjes me shumicë e pakicë, ofruesit e ushqimit(hotelet, restorantet, etj.)  

CILAT JANË PËRFITIMET, NËSE VENDOSNI KËTË STANDARD?

Nëpërmjet zbatimit të këtij standardi  ju do të jeni në gjendje që hap pas hapi të përcaktoni gjendjen momentale, vendosni objektivat, ndërtoni, zbatoni, përmirësoni në vazhdimësi një sistem të qëndrueshëm të sigurisë ushqimore si dhe të garantoni produkt të sigurt. 

Disa nga përfitimet nga zbatimi dhe mirëmbajtja e standardit ISO 22000:2018, janë dhënë në vijim:

  • Rritja e mundësisë për zhvillim të kompanisë dhe zgjerimin e tregut 
  • Garanton sigurinë, cilësinë dhe besueshmërinë  për produktin te klientët dhe partnerët tuaj
  • Rritë profitin 
  • Zvogëlon dukshëm mundësinë e prodhimit të produkteve jo të sigurta nëpërmjet vendosjes së pikave kritike të kontrollit
  • Validimi dhe dokumentim efikas i teknikave, metodave dhe procedurave të përdoruara
  • Redukton sëmundjet me prejardhje ushqimore
  • Shfrytëzim efikas i resurseve 
  • Njohje dhe aprovim ndërkombëtar i produktit dhe kompanisë tuaj
  • Përmbushje e kërkesave ligjore në industrinë ushqimore
  • Kontroll më efikase dhe dinamike e rreziqeve të sigurisë ushqimore
  • Krijimi i bazës valide për vendimmarrje
  • Komunikim më efikas në mes të partnerëve
  • Përmirësimi i sistemit të dokumentimit dhe planifikimit.

Së fundi, një sistem i menaxhimit të sigurisë së ushqimit është një investim i mençur për të siguruar që një biznes të mbijetojë dhe zhvillohet. Prania dhe aplikimi i një sistemi efektiv të menaxhimit të sigurisë së ushqimit është garanci para institucioneve shtetërore, konsumatorëve, partnerëve dhe shoqërisë në përgjithësi se organizata juaj ka marrë në konsideratë rreziqet e pritura të sigurisë ushqimore dhe ka ndërmarrë të gjitha masat për ti eliminuar ato. 

ÇKA JU OFROJMË NE LIDHUR ME STANDARDET ISO 22000?

QualityPro është një nga kompanitë  konsulente prijëse në vend në fushën e  standardeve ndërkombëtare (ISO) të sistemeve të menaxhimit. Sa i përket standardit ISO 22000  QualityPro ju ofron këto shërbime:

  • konsulencë(ngritje dhe zbatim të standardit), 
  • trajnim, 
  • auditim të brendshëm, 
  • auditim para certifikues dhe 
  • mbështetje në procesin e certifikimit. 

QualityPro Consulting, e ka të zhvilluar metodologjinë e cila garanton sukses të plotë të zbatimit dhe njohjes së standardit, kursim të kohës,  dhe kosto  të volitshme të implementimit.

Në mënyrë që ju të bindeni në përfitimet që ju sjellë ky standard, ne ju ofrojmë një prezantim të shkurtër në kompaninë tuaj kur ju ta shihni të nevojshme dhe të arsyeshme. Me anë të këtij prezantimi, ju do të njoftoheni me kërkesat themelore të standardit që ju intereson, mënyrën se si ky standard do të zbatohet konkretisht në kompaninë tuaj dhe cilat do të jenë përfitimet nga ky zbatim. Prezantimi bëhet nga konsulentët tanë pa kurrfarë kompensimi apo obligimi nga ana juaj. 

Është koha e duhur që edhe ju të rreshtoheni krah më të mirit në industrinë tuaj.