ÇKA ËSHTË ISO/IEC 17025?

ISO/IEC 17025 është standard ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së Laboratorëve Testuese dhe Kalibruese.

ISO/IEC 17025 është standard ndërkombëtar i cili aplikohet në laboratorët testues dhe/ose kalibrues. Ky standard specifikon kërkesat e përgjithshme për kompetencën  e kryerjes së  testimeve, duke përfshirë kërkesat për menaxhimin e laboratorit dhe kërkesat teknike. Ai mbulon testimet dhe kalibrimet e kryera duke përdorur  metodat standarde, metodat jo standarde dhe metodat e zhvilluara nga vetë laboratori.  Ky standard Ndërkombëtar është i destinuar për t’u përdorur nga laboratorët për zhvillimin e sistemeve   të tyre të menaxhimit  për cilësinë, administrimin dhe aktivitetet teknike. Klientët  e laboratorit, autoritetet rregullatore dhe organizmat akreditues mund ta përdorin atë gjithashtu në konfirmimin ose njohjen e kompetencës së laboratorëve. ISO/IEC 17025 ndihmon që matjet e sakta, precize, të besueshme dhe të verifikueshme të ndodhin herën e parë, çdo herë dhe me kohë. 

Pa këto garancione, rezultatet, opinionet dhe rekomandimet mund të jenë të dyshimta, të rrezikshme dhe me një shkallë të zvogëluar të përdorimit. 

ISO/IEC 17025 është një cikël që iu mundëson klientëve gjurmimin e dëshiruar dhe i siguron ata se të gjitha të dhënat e fituara nga laboratori kanë mbështetje  profesionale dhe janë bërë konform kërkesave të standardit.

ISO/IEC 17025 është një nga standardet e cilësisë më të pranuara ndërkombëtarisht për të gjithë laboratorët pa marrë parasysh se a bëjnë biznes me klientë ndërkombëtar apo jo dhe është standardi bazë i cili ju mundëson laboratorit tuaj akreditimin nga institucionet përkatëse shtetërore.

ISO/IEC 17025 kontrollon të gjitha aspektet e punës së laboratorit (kush, çka, kur, ku, si, sa dhe pse) siç janë matjet, testimet, certifikimet, rekomandimet dhe raportimet.  

KUSH MUND TË ZBATOJ DHE TË AKREDITOHET  ME STANDARDIN ISO/IEC 17025:2017?

Standardin për menaxhimin e cilësisë së laboratorëve ISO/IEC 17025:2017 mund ta zbatojnë dhe në këtë mënyrë të aplikojnë dhe të akreditohen të gjitha llojet e laboratorëve pa marrë parasysh madhësinë dhe llojin e testimeve ose kalibrimeve që bëjnë. Pra, ky standard zbatohet qoftë për laboratorët testues poashtu edhe për laboratorët kalibrues.  

CILAT JANË PËRFITIMET NËSE E VENDOSNI STANDARDIN ISO/IEC 17025?

Disa nga përfitimet që mund të keni me zbatimin dhe mirëmbajtjen e standardit ISO/IEC 17025 në laboratorin tuaj janë dhënë në vijim:

  • Plotëson i kërkesat ligjore dhe të Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës dhe akreditimi i laboratorit tuaj,
  • Rritë numrin e klientëve dhe besueshmërinë në rezultatet e testimit, 
  • Rritë mundësinë e kontraktimit të punëve të reja, 
  • Gjenerimi i rezultateve valide duke marrë parasysh pajisjet testuese, metodat, procedurat dhe personelin,
  • Krijon sistemin e kontrollit sistematik dhe mbikëqyrjes të të gjitha aktiviteteve testuese dhe kalibruese,
  • Zvogëlon rreziqet,
  • Rritë efikasitetin e aktiviteteve testuese dhe performancës së laboratorit në përgjithësi,
  • Njohje kombëtare dhe ndërkombëtare e rezultateve të testimit dhe mundësi e krahasimit ndër laboratorik me laboratorët më të njohura evropiane.

ÇKA JU OFROJMË NE LIDHUR ME STANDARDIN ISO/IEC 17025?

QualityPro është një nga kompanitë  konsulente prijëse në vend në fushën e  standardeve ndërkombëtare (ISO) të sistemeve të menaxhimit. Sa i përket standardit ISO/IEC 17025  QualityPro ju ofron këto shërbime:

  • konsulencë(ngritje dhe zbatim të standardit), 
  • trajnim, 
  • auditim të brendshëm, 
  • auditim para certifikues dhe 
  • mbështetje në procesin e certifikimit. 

QualityPro Consulting, e ka të zhvilluar metodologjinë e cila garanton sukses të plotë të zbatimit dhe njohjes së standardit, kursim të kohës,  dhe kosto  të volitshme të implementimit.

Në mënyrë që ju të bindeni në përfitimet që ju sjellë ky standard, ne ju ofrojmë një prezantim të shkurtër në kompaninë tuaj kur ju ta shihni të nevojshme dhe të arsyeshme. Me anë të këtij prezantimi, ju do të njoftoheni me kërkesat themelore të standardit që ju intereson, mënyrën se si ky standard do të zbatohet konkretisht në kompaninë tuaj dhe cilat do të jenë përfitimet nga ky zbatim. Prezantimi bëhet nga konsulentët tanë pa kurrfarë kompensimi apo obligimi nga ana juaj. 

Është koha e duhur që edhe ju të rreshtoheni krah më të mirit në industrinë tuaj.