Për ne

QualityPro, është kompani e themeluar në vitin 2007 me seli në Prishtinë si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. QualityPro ofron shërbime të konsulencës dhe trajnimit për të gjitha kompanitë të cilat dëshirojnë që të dizajnojnë, zbatojnë, mirëmbajnë, përmirësojnë dhe certifikohen sipas standardeve ndërkombëtare:

  • ISO 9001:2008 -Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë,
  • ISO 14001:2004 -Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit
  • ISO 18001:2007 -Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë
  • ISO 22000:2005 - Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore
  • ISO/IEC 17025:2005 -Sistemi i Menaxhimit te Cilësisë së Laboratorëve Testues/Kalibruese
  • ISO EN 16001:2009 - Sistemi i Menaxhimit të Energjisë

Më shumë se 40 kompani janë mbështetur deri më tani nga QualityPro për ti arritur këto standarde dhe për tu certifikuar me sukses. Kjo është arritur, falë stafit të kualifikuar të QualityPro bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me klientët dhe me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh nga vendi, regjioni dhe Evropa, me përvojë të gjatë profesionale në vendosjen e sistemeve të lartpërmendura.

Vizioni

QualityPro synon të jetë qendër e ofrimit të shërbimeve të konsulencës dhe trajnimit në fushën  menaxhimit të cilësisë dhe menaxhimit të efiçencës së energjisë në Kosovë.

Misioni

QualityPro është kompani dinamike që ofron shërbime të konsulencës dhe trajnimit të një cilësie të lartë dhe me çmime mjaft konkurruese. Këto shërbime ofrohen për ndërmarrjet prodhuese, tregtare, shërbyese, institucione publike dhe individët  të cilët synojnë të:

  • avancojnë performancën dhe konkurrueshmërinë e tyre,
  • rrisin produktivitetin,
  • ofrojnë produkte/shërbime cilësore që plotësojnë kërkesat e konsumatorit,
  • demonstrojnë para klientëve dhe partnerëve se përmbushin standardet, ndërkombëtare,
  • rrisin imazhin e tyre në tregun vendor dhe të huaj,
  • krijojnë bazë të shëndoshë për zhvillim dhe zgjerim të kapaciteteve, dhe
  • qëndrojnë në vijën e parë krah më të mirit.

 

Me qëllim të arritjes së vizionit, gjatë ofrimit të shërbimeve aplikojmë metodat e avancuara të menaxhimit të cilësisë apo metodologjinë e integruar unike e zhvilluar nga QualityPro e cila ka dëshmuar sukses të plotë në zhvillimin dhe përsosmërinë e veprimtarisë dhe organizimit të kompanisë.

Vlerat tona

QualityPro, iu mundëson klientëve të saj arritjen e synimeve duke ofruar zgjidhje të cilat janë specifike për çdo kompani, nga ekipe të specializuara dhe inovative të formuara konform kërkesave specifike të klientit. QualityPro udhëhiqet nga këto parime bazë:

  • profesionalizmi,
  • përvoja,
  • përkushtimi,
  • kreativiteti, dhe
  • korrektësia

Kënaqësia e klientëve tanë është nderi ynë.

Lajme dhe ngjarje

Aftësia profesionale dhe eksperienca e z. Bujar Zeneli na ka ndihmuar shumë në zhvillimin dhe përmirësimin e të gjitha proceseve punuese në Qendrën e Laboratorëve Testues në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike  (IKSHPK). Prandaj, fuqishëm Ju rekomandojmë që të angazhoni z. Bujar Zeneli në zbatimin e projekteve të sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardeve ndërkombëtare.


Drejtori Ekzekutiv i IKSHPK
Prof.Dr. Assoc. Naser Ramadani